TIRANE

Është kthyer në një telenovelë edhe raporti i Kiara Titos dhe Butrint Imerit edhe për shkak se ata të dy kurrë nuk e kanë pranuar dhe as mohuar një lidhje dashurie mes tyre, edhe pse rrjeti për ta zien prej kohësh.

Sa herë janë gjendur përballë pyetjesh të tilla publikisht, si Kiara, ashtu edhe Butrinti kanë preferuar të përgjigjen me diplomoci, duke devijuar ose edhe duke heshtur.

Sot ishte radha e Butrintit, madje edhe i zënë ngushtë nga fansat. Në një bisedë me fansat e tij në Instagram, Butrinti nuk e shmangu dot pyetjen për Kiarën, por këtë herë, durimi kishte prekur fundin, kështu që kërkesa iu shtrua e ashpër: “Thuaje sonte çfarë ke me Kiara Titon ose hesht përgjithmonë.

Meqenëse ishte në formë urdhri, Butrinti nuk i bëri bisht pyetjes: “Kiara Titon e kam shoqen më të mirë nga Tirana”, – u përgjigj këngëtari pa shpëtuar këtë here.

 640 0 5df16c484af79
640 0 5df16c484af79

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: