TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në parlament dhe është takuar me protestuesit jashtë seancës, të cilët po protestojnë kundër ligjit për Butrintin. Berisha iu ka premtuar mbështetje teksa theksoi se Edi Rama nuk mund të sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e Kolekave.

“Mbrojtja e Butrintit imperativ për çdo shqiptar. E garantoj Edi Ramën se nuk mund të sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e Kolekave, ajo është pronë e shqiptarëve”, tha Berisha.

“Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan menaxhimi për këtë qëllim kanë parashtruar programin e një akti korruptiv të pashembullt”, tha Berisha.

Ambientalisti Sazan Guri i kërkoi mbështetje Berishës për të mos e lejuar ligjin të kalojë.
“Duke pasur ikonat e arkeologjisë me vete, si zoti Apollon Bace duam që të kapet sot mikrofoni të mos kalojë ligji”, tha Guri.

Berisha nga ana e tij, premtoi se do të përdorë zërin e tij kundër këtij projekti.

“Unë e ndjek me vëmendje dhe do përdor zërin tim kundër këtij projekti korruptiv në Shqipëri dhe Europë. Shkatërrimtar për një pasuri përrallore të kombit shqiptar”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb