Ministrja e Kulturës Elva Margariti, në emisionin “Frontline” në News24 ka folur në lidhje me debatet e forta mbi “Butrintin” dhe trajtimin në komisionet përkatëse.

Ministrja u shpreh se çdo skenë ishe përtej modelit të qytetarisë, megjithatë shtoi se “Butrinti” është një ndryshim mendësie, dhe sa herë që një gjë e tillë ndodh, normalisht do të përballesh edhe me kundërshtime.

Mbi dërgimin e çështjes në Kushtetuese nga Aleanca për mbrojtjen e Butrintit, Margariti tha se çdo gjë është parë me detaje, dhe asnjë aspekt i marrëveshjes nuk është në kundërshtim as me ligjet e vendit dhe as me marrëveshjet ndërkombëtare.
“Në lidhje me turistët, mendojmë se do të kemi një bilanc pozitiv. Jemi nën dinamika globale jo shumë të qendrueshme pas pandemisë dhe luftës, nuk kemi një projeksion optimal, por kemi shtuar impaktin e turistit lokal në sitet e trashëgimisë kulturore.

Gjatë pandemisë me politikat e reja çdo e dielë e hapur pa pagesë për turistët, duke ulur tarifat për familjet, të gjitha këto kanë shtuar turistët lokalë. Presim që trendi të vijojë dhe shtimi i disa shërbimeve do ta bëjë edhe më atraktiv.

Edhe vetë deputetet që e kundërshtuan Butrintin, u është dashur ta vizitonin dhe kjo është pozitive.

Mbi debatet për “Butrintin” mund të them që ishin edhe motivuese sa i përket aspektit profesional, pasi flasim për një mendësi të re Sa herë që ka ndryshim, ka kundërshti, por kjo kthehet konstruktive. Përballja nuk ishte e tillë në komisionin ku nisi shqyrtimi, çdo skenë ishe përtej modelit të qytetarisë. Ne jemi jo vetëm për të sjellë ndryshimin por duhet të jemi vetë ndryshimi.

Kemi një rol të madh me sjelljen tona, jemi gra, nëna, model për vajzat që shohin një qeveri me më shumë gra se sa burra, dhe çdo gjest merr një tjetër peshë.
Butrinti është trashëgimi jo vetëm kombëtare por botërore. Ne kemi përgjegjësi të sjellim ndryshim dhe ti japim dinjitetin që mendon. Mund të ketë debat politik, por është çështjes e kulturës dhe duhet të na bënte bashkë.

Mund të ketë nevojë për përmirësime, por kemi një periudhë 6 mujore që na jep kohë të rregullojmë dhe përmirësojmë. Sa herë të ketë ndryshime, duhet të kalojë në Parlament.

Nuk duam të imponoheshim sepse i kishim votat, por donim të kalonte i gjithë procesi, nga 2019 për çdo aspekt, është një punë goxha voluminoze dhe më vjen keq të hidhet poshtë me një debat shterpë politik si ditët e fundit.

Ndërsa në lidhje me vendimin e Aleancës për mbrojtjen e Butrintit të cilët kanë vendosur ta dërgojnë çështjen në Kushtetuese, mund të them se nuk ka asnjë element jo Kushtetues as në ligj as në marrëveshjen e administrimit për Butrintin.
Kemi kaluar aq etapa të cilat janë të gjitha të mbështetura në ligj dhe marrëveshje ndërkombëtare”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb