Miratimi nga Kuvendi më 15 korrik i paketës ligjore për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, ngjalli shumë debate ne politikën shqiptare.
Kujtojmë se votimi hodhi poshtë dekretin e Presidentit Ilir Meta me 72 vota dhe i hapi rrugën menaxhimit nga privati të sitit.
Për këtë votim ka reaguar me anë të një postimi në Twitter edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
“FAKT: Nuk ka qenë kurrë për fitim apo shfrytëzim”, shkruan Kim teksanë vijim sqaron se fondacioni në fjalë është krijuar për të zhvilluar sektorin privat me doncaione.
“@The_AADF u krijua në 2009 me mbështetjen e USAID për të zhvilluar sektorin privat dhe demokracinë e qëndrueshme në 🇦🇱. Që atëherë, AADF ka zotuar 100 milionë dollarë+ në 70+ projekte në 🇦🇱, duke krijuar 6000+ vende pune dhe duke tërhequr 300 milionë dollarë+ nga investitorë të tjerë”, shprehet ambasadorja Kim.
Në vijim ajo fton ata që e kanë kundërshtuar ligjin për menaxhimin e Butrintit që nëse janë të interesuar për më shumë fakte rreth Fondacionit Amerikan për Zhvillim të shqyrtojnë raportet vjetore të tij.
“@The_AADF – çfarë është, çfarë bën, çfarë ka bërë, kush është i përfshirë, etj – shikoni raportet e tyre vjetore dhe informacione të tjera këtu http://aadf.org/annual-reports/”, nënvizon Kim.
FACT: It’s never been about profit or exploitation. @The_AADF was created in 2009 w/ @USAID support to develop sustainable private sector & democracy in 🇦🇱. Since then, AADF has committed $100M+ in 70+ projects in 🇦🇱, creating 6,000+ jobs & attracting $300M+ from other investors. https://t.co/pZ6ys8niOH
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 22, 2022