Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një komunikim për mediat njoftoi se ka depozituar në Kushtetuese padi për koncesionin e Butrintit.

Ajo gjithashtu theksoi se i është drejtuar Gjykatës me disa kërkesa dhe se Kushtetuesja i ka legjitimuar si palë.

“Ne kemi paraqitur kërkesë për të thirrur ekspertë. Është me rëndësi që gjykata të dëgjojë zërin e ekspertëve që e duan Butrintin”, u shpreh Zhupa.

Deputetja e PD, ndërsa theksoi se Butrinti përfaqëson historinë, tha se koncesioni është një aferë dhe se është e domosdoshme që për këtë çështje të merren në pyetje ekspertë.

Deklarata e plotë:

Siç jeni në dijeni në datën 15 nëntor të vitit 2022, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë e firmosur nga 36 deputetë opozitarë, ku kërkonin pezullimin e menjëhershëm të ligjit 50/2022 të koncesionit të Butrintit, dhe kërkonin edhe shfuqizimin si antikushtetues të këtij koncesioni.

Kjo kërkesë është firmosur nga 36 deputetë opozitarë të cilët kanë gjykuar se ky koncesion duhet ndalur nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka bërë mbledhjen e saj të parë të konferencës së gjyqtarëve dhe na ka legjitimuar, qoftë si palë kërkuese, qoftë edhe si objekt kërkimi. Lajmi që unë ndava me ju në fillim të janarit, ishte ky që ne ishim legjitimuar si palë dhe do të vazhdonim betejën në Gjykatën Kushtetuese. Pra, ishte pranuar kërkesa e deputetëve opozitarë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Ajo që sot dua të ndalem me ju, janë gjithçka ka ndodhur në këtë periudhë, cilat janë parashtrimet, lajmet e reja dhe kërkesat që ne kemi paraqitur për Gjykatën Kushtetuese. Dua ta filloj direkt me një lajm të mirë, para se të jap detaje të tjera. Një lajm i shkëlqyer që lidhet me rezultatin besoj final që do të ketë ky proces gjyq♪7sor duke fituar Butrinti, duke fituar shqiptarët edhe qytetarët.
Tre institucione kushtetuese të pavarura nga njëra-tjetra, dhe tre institucione të larta të shtetit kanë parashtrimet e tyre në Gjykatën Kushtetuese, dhe kanë mendimin e tyre me shkrim për shpalljen anti-kushtetutes të koncesionit Butrintit.
Konkretisht jemi ne deputetët si organ kushtetues, të cilët kemi paraqitur edhe kërkesën, edhe parashtrimet tona, të cilët kërkojmë shfuqizimin e koncesionit dhe nga ana tjetër është Presidenti i Republikës, i cili siç e ka paraqitur edhe në Kuvend me dekret edhe me arsyet e kthimit të këtij dekreti, e quan koncesionin anti-kushtetues.
Në këtë rast bëhemi dy palë. Risia dhe shtesa e këtyre parashtrimeve është edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, një organ tjetër kushtetues i pavarur në parashtrimet që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese mbështet plotësisht kërkesën e deputetëve të Opozitës dhe kërkon shfuqizimin e ligjit si një ligj anti-kushtetues. Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit njehsohen duke thënë që koncesioni i Butrintit është anti-kushtetues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: