Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore publikon një video-mesazh të profesor Richard Hodges, i cili tregon me hartë Butrintin dhe thotë mes të tjerash se “Shqipëria është një vend i krijuar artificialisht në 1913 dhe Butrinti nuk ka qenë pjesë e saj”.

Teksa e cilëson prof. Hodges si “bukëshkalë”, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore iu drejtohet me një mesazh të fortë deputetëve që votuan ligjin në Kuvend, si dhe kryeministrit Edi Rama, që e quajti Hodges një mik të tij.

Mesazhi i plotë:

“SHQIPERIA, NJE VEND I KRIJUAR ARTIFICIALISHT NE 1913, BUTRINTI NUK KA QENE PJESE E SAJ…”
Zoterinj deputete, JU qe votuat ligjin per dhenien e Butrintit nje fondacioni te huaj. JU qe nuk e lexuat asnjehere ligjin Kumbaro, qe do te sjelle nje rrezikshmeri te larte per trashegimine kulturore shqiptare. JU QE VOTUAT emrat qe ju vuri perpara ministrja Margariti, ku emri i Richard Hodges ishte lideri shkencor qe do te shkruaje historine e Butrintit. JU QE DEGJUAT ME VESHET TUAJ KUR KRYEMINISTRI JU THA NE PARLAMENT SE RICHARD HODGES ISHTE MIKU I TIJ.
TANI DEGJOJENI ME VESHET TUAJ EDHE PROF. HODGES SE CFARE THOTE PER SHQIPERINE DHE BUTRINTIN.
Filmimi i meposhtem nga nje leksion i bukeshkalit Hodges vite me pare per studentet e universitetit amerikan te Romes.
Si dhe fjala ne Kuvend e Rames ku mburret per mikun Hodges: https://youtu.be/kjDS_llra2U

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb