Deputeti i PD, Agron Shehaj në interpelancën e kërkuar me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro foli për çështjen e parkut Kombëtar të Butrintit.

Ai u shpreh se pas resortit fshihen të afërm të sekretarit të Përgjithshëm, të PS, Damian Gjiknurit.

Shehaj: Alb Star” 100 mln euro tendera në infrastrukturë. “Alb Star” ka marrë qindra miliona euro tendera. A ishit në dijeni ju ministre se pas resortit fshiheshin të afërm të sekretarit të Përgjithshëm, të PS, Gjiknurit. A keni pasur komunikim për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Kumbaro: Kam pasur respekt për profilin tuaj si biznesmen i suksesshme dhe e itenerarin tuaj e kam ndjekur me respekt. Por ju sot po përgojoni biznesmenë që bëjnë punë. Unë jam ministre Turizmit dhe jo më e Kulturës siç tha më parë edhe Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb