Me një buxhet prej 250 milionë euro për merkaton e verës, Newcastle tremb të gjithë konkurrentët në Premier League. Me bosin e ri në krye të klubit, Mohammed bin Salman, “qymyrxhinjtë” kanë nisur të ëndërrojnë për gjëra të mëdha. Sipas “TuttoSport”, drejtuesit e klubit kanë kthyer vështrimin nga Torino ku kërkojnë dy nga elementët më të rëndësishëm të Juves, Frederico Chiesa dhe Matthaijs De Ligt.

Të dy lojtarët shihen si e ardhmja e “Zonjës së Vjetër” por në këtë krizë të madhe ekonomike çdo lojtarë e ka një çmim, aq më tepër tek Juventus që mbyllën një vit me mbi 200 milionë euro humbje. Futja e Newcastle me prepotencë në tregun e transferimeve pritet të ndryshojë edhe një herë balancat në botën e futbollit, ashtu siç ndodhi kur sheikët morën drejtimin e Man.City apo PSG.
(BalkanWeb)