TIRANE

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj foli për miratimin e buxhetit të vitit 2019 nga mazhoranca sot në Kuvend.

Ministri Ahmetaj tha se me buxhetin e ri do ketë rritje pagash në të gjithë sektorët kryesorë dhe përfitojnë mbi 65 mijë të punësuar.

Buxheti financon reformën në drejtësi dhe të gjitha reformat që kemi nisur së bashku dhe sot po japin frytet për rritjen e pagave. Rritja e pagave është në të gjitha sektorët  si dhe rritje konsumit me një nivel prej 3%. Në vitin 2013 flamuri i betejës ishte tatimi progresiv. Pra kush fiton më shumë do paguajë më shumë dhe në po e thellojë progresivitetin nga punësimi. Siç e theksova lajmi i mirë është rritja e pagave ku përfitojnë rreth 65 mijë të punësuar. Tek shëndetësia kemi rritje të pagave me 10%, ku përfitojnë 460 mjekë dhe mbi 13 mijë infermierë. Tek Arsimi, ku rritja e pagës per arsimtarët do shkojë deri në 40%. Tek Mbrojta kemi një rritje të konsiderueshme që shkon në 20% dhe prek mbi 6 mijë ushtarakë.

Gjithashtu edhe tek policia që përfitojnë nga rritja e pagave me 7%. Për herë të për përfitojnë  edhe diplomatët, pasi rritja e pagës shkon mbi 20%. Lajmi tjetër i mirë është për familjet dhe për ata vogëlushë që lindin. Çdo i porsalindur do marrë si fëmijë i parë një bonus prej 400 mijë lekë të vjetra dhe fëmija i dytë 800 mijë lekë. I porsalinduri i tretë do marrë 1 milion e 200 mijë lek të vjetra. Ky është lajmi tjetër i mirë. Shqipëria do jetë me rritjen e pagave më të larta në rajon.

Buxheti 2019 është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë me 519 miliardë lekë, afërsisht rreth 500 milionë dollarë, i cili i paraprin rritjes ekonomike të 2019, e planifikuar në nivelin 4.2 -4.3 %, pra një rritje ekonomike 4-fish nga gropa e varfërisë, viti 2013, siç e kemi quajtur. Ky është buxheti i rritjes ekonomike dhe buxheti i uljes së borxhit publik. Vitin tjetër borxhi publik ulet me 3.6 % të PBB dhe shkon në nivelin 65,5 %. Vajtën disa vite radhazi që ulim borxhin publik”- tha Ahmetaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb