Buxheti i vitit 2020 do të ketë në fokus dy sektorë: arsimin dhe shëndetësinë. Gjatë raportimit në komisionin parlamentarë të ekonomisë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se fondet e arsimit janë rritur me 9% krahasuar me këtë vit, ndërsa ato të shëndetësisë me 5%.

“Në zërin kryesorë të arsimirit rialokohen 3.3 mld lekë më shumë se buxheti 2019. Sektori i dytë po aq i rëndësishëm dhe me një mbështetje të lartë buxhetore është sektori I shëndetësisë.” tha Denaj

Por ish ministri i financave njëherazi kryetari i komisionit të ekonomisë Arben Ahmetaj bëri oponencën në komisionin e ekonomisë. Ahmetaj tha se në buxhet nuk është parashikuar asnjë projekt i ri.

“Nuk ka asnjë rrugë të re të hapet nga investimet publike por më rezulton që është shtyrë një pjesë e punëve nga viti 2021 në vitin 2022.”- u shpreh Ahmetaj.

Buxheti i vitit 2020 nuk parashikon ndërtimin e asnjë vepre të re në infrastrukturë, por sipas ministres Denaj mbështet projektet e nisura.

“ Ashtu sin ë vitin 2019 edhe për vitin 2020 do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim duke synuar mbylljen e tyre në 2021.” vijoi Denaj.

Kryetari i komisionit të ekonomisë kritikoi ministrinë e financave edhe për mospërfshirjen në buxhet të rritjes së pagave dhe pensioneve.

“Ahmetaj per pensionet dhe pagat-i kërkoj qeverisë të reflektoj për vitin tjetër dhe për vitet e ardhshme ku të mendoj për njerëzit në nevojë me paketa sociale me rritje pagash dhe me rritje investimesh. Ne jemi parti e majtë që drejtojmë vendin dhe do avancojmë me politika në mbështetje të qytetarëve në nevojë.” shtoi Ahmetaj.

Fakt ky që pranohet edhe nga ministrja e financave Anila Denaj, por ajo thotë se qeveria ka marr masa lehtësuese për shumë sektorë.

“Është e vërtetë që në pamje të parë që buxheti nuk sjell qasje të politikave të reja sociale por poltika sociale gjatë këtij viti nuk kanë munguar.” u shpreh Denaj.

Te enjten në komisionin pritet që ministrja e financave Anila Denaj ti kthej përgjigje rreth 100 pyetjeve që deputetët e maxhorancës dhe opozitës së re kanë përgatitur për buxhetin 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb