TIRANË

Kostoja për prodhuesit vendas dhe politikat e qeverisë ishin pjesë e debatit në “Real Story” në News24. Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka tha se sipërmarrja ka çmimin më të lartë se konsumatori. Ndërkohë eksperti i ekonomisë Ardian Civici deklaroi se duhet bërë një zgjedhje në mënyrën e ndërhyrjes, teksa theksoi se prodhuesit vendas vuajnë më shumë nga preferenca e konsumatorit se sa konkurrenca e kostos dhe çmimit.

Nga ana tjetër, Kreu i Shoqatës së Birrës Stefan Pinguli tha se nëse çmimi i energjisë rritet me 30%, aq rritet dhe kostoja e prodhimit, por deputetja e PS Blerina Gjylameti deklaroi se nuk ka ende një vendim për këtë.

Jaka: Realisht ne nuk ishim përgatitur për paketën fiskale. Ne po presim që të kemi një përballje me një analizë të të gjithë sektorëve të ekonomisë prodhuese të Shqipërisë se sa konkurruese është.

Sipërmarrja private është e orientuar drejt analizës së kostove. Këtë analizë të kostos dhe produktivitetit të industrisë duhet ta bëjmë në bashkëpunim me organe të specializuar të qeverisë shqiptare.

Nga njëra anë kemi nevojë për politika të mëdha zhvillimore, nga ana tjetër gropa të mëdha…

Civici: Ndërhyrja mund të bëhet, ndërhyrja në këtë të rast të energjisë bëhet ose si politika sociale.
Jaka: Sipërmarrja ka çmimin më të lartë se konsumatori.
Civici: Duhet bërë një zgjedhje në mënyrën e ndërhyrjes. Ka dhe një grup politikash që ne nuk para i zbatojmë si duhet, politikat pro biznes. Duhet të shkojmë tek zgjedhja. Politika në vetvete është zgjedhje. Në këtë rast gjykimi është a jemi gati dhe a duhet të fillojmë një sërë politikash pro biznes, për të ndërhyrë në këtë nivel për të mbështetur biznesin.

Jaka: Ne jemi përballë fakteve që duhet të reagojmë.

Gjylameti: Është dhe çështje mentaliteti konsumi apo jo i produkteve vendase. Ende mungon besimi tek produktet vendase. Një birrë vendase e ka çmimin më të lirë se një birrë importi. Në politika duhet marrë pak më shumë parasysh faktori social dhe mentaliteti.

Civici: Çmimi i birrës shqiptare është më i ulët se i të gjithë birrave të huaja. Në treg ju vuani më shumë nga preferenca e konsumatorit se sa konkurrenca e kostos dhe çmimit. Ne luftën e kemi dhe tek nxitja.

Pinguli: Unë drejtoj dhe një akademi që quhet ‘Rrënjët tona’, të rrisim ndërgjegjen kombëtare. Ne duhet të ngremë një lloj vetëdije që prodhimi vendas është i mirë.

Përse përpara 6 vjetësh ne ishim 60% të prodhimit, ishte dhe birra e jashtme. Në Maqedoni birra maqedonase nuk kishte më shumë se 30% të tregut.
Ne na shkon 10% e kostos energjia. Të na rrisësh 30%, ne na shkon 30% e kostos.
Gjylameti: Nuk ka një vendim ende për rritjen e çmimit të energjisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb