TIRANE

LSI ka kërkuar interpelancë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në lidhje me bllokimin e buxhetit të bashkisë Skrapar. Përmes një kërkesë zyrtare, e cila mban firmën e kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkohet shpjegim për gjendjen kaotike të buxhetit në Skrapar.

Kërkesa

Kërkesë për interpelancë urgjente me Ministren e Financave Znj. Anila Denaj

Drejtuar

Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë

Z.Gramoz Ruçi

I nderuar zoti kryetar

Bazuar në nenin 97 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë interpelancë urgjente me ministren e financave Znj.Anila Denaj pasi dega e thesarit Skrapar prej disa ditësh në kundërshtim me çdo akt ligjor dhe nënligjor ka bllokuar veprimtarinë financiare si më poshtë:

1-Furnizim me ushqim të konvikteve

2-Furnizim me ushqim të çerdheve

3-Furnizim me ushqim i qendrës  së fëmijëve me aftësi të kufizuar

4-Pagat e punonjësve

Si dhe ka bllokuar çdo shërbim ndaj komunitetit

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Kujtojmë që dhjetorin e vitit të kaluar Këshilltarët e Partisë Socialiste në bashkinë e Skraparit nuk miratuan projekt buxhetin për vitin e ardhshëm. Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa socialistët rrëzuan me buxhetin me pretendimin se numri i punonjësve të bashkisë është i lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb