Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me buxhetin që u prezantua sot për ministrinë e Arsimit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Zhupa thekson se Rama po riciklon premtimet e pambajtura për arsimin.

Sipas saj, kjo qeveri ka kthyer mësuesit në patronazhistë dhe shkollat në shkolla partie ku drejtojnë militantë dhe jo profesionistë. Mes të tjerash demokratja tha se këto premtime që u përmendën sot, janë deklaruar më herët nga Lindita Nikolla, kur ishte ministre Arsimi në 12 shtator 2017.

REAGIMI I ZHUPËS
Flasin për arsimin sikur kanë ardhur sot në pushtet ndërkohë në 8 vjet vetëm e kanë shkatërruar atë! Rama është kryeministri me aktet me antikombëtare përsa i përket arsimit.
Kanë kthyer mësuesit në patronazhistë dhe shkollat në shkolla partie ku drejtojnë militantë dhe jo profesionistë.
Nuk kanë mbajtur asnjë premtim, as për tekstet shkollore që janë objekt talljesh në rrjetet sociale. As për trasportin e nxënësve dhe mësuesve që janë objekt i peticioneve dhe ndonjëherë edhe shkak për mos shkollimin e fëmijëve shqiptare. Dhe as për trajtimin psiko-social, as për sigurinë në shkolla që ngjarjet tragjike edhe të fundit e konfirmojnë fare mirë!
Premtimin e rritjes së pagës e ricikluan edhe sot nga goja e kryeministrit. Kur paga është qesharake! Kanë premtuar cdo fillim mandati që do e rrisin me 40% si fjalimi i ish ministres Nikolla ne 12 shtator 2017 dhe e kanë rritur realisht vetëm 10 mijë lek te vjetra në 8 vjet.
Asgjë nuk kanë bërë dhe nuk kanë ndermend të bëjnë për arsimin! Gjithë synimet e shfaqura në buxhetin 2022 janë asgjë më shumë se një operacion copy-paste i premtimeve të pambajtura këtyre 8 viteve të shkuara!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb