UASHINGTON– Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter do të prezantojë sot projektbuxhetin e Pentagonit për vitin 2017, me një fond shtesë për operacionet ushtarake kundër grupit të Shtetit Islamik, për mini-dronë dhe përforcime të pranisë amerikane në Evropën Lindore.

Referuar një zyrtari të Mbrojtjes, përmbledhja e buxhetit të Pentagonit për vitin fiskal 2017 (1 tetor 2016 – 30 shtator 2017) pritet të rritet deri deri në 524 miliardë dollarë, me një fond shtesë prej 59 miliardë kundrejt vitit të kaluar.

Ai do të përfshijë një fond për operacionet jashtë vendit, për të financuar operacionet në Afganistan dhe luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.

Një tjetër zyrtar, në kushte anonimati sqaroi se buxheti përfshin 7 miliardë dollarë kryesisht për operacionet luftarake kundër xhihadistëve të ISIS-it, me rritje deri në 35 për qind në raport me vitin e kaluar.
(ma.ar/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: