TIRANE

Prokuroria e Përgjithshme kërkon 197 punonjës shtesë për vitin e ardhshëm. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua projektbuxheti për Prokurorinë e Përgjithshme, Përfaqësuesi i Prokurorisë Luan Abazaj tha se nga 197 punonjës që ka kërkuar ky institucion për vitin 2019, ministria e Financave ka dërguar 15 punonjës.

Është detyrim ligjor për vendet e punës. Nga 197 punonjës qe kemi kërkuar ministria e financave ka dërguar për 15 punonjës. Shtesat prej 197 punonjësish e bazuar ne ligjin e ri te prokurorisë që ka nisur të zbatohet. Janë 30 punonjës police të policisë gjyqësore, 100 sekretare pranë çdo prokurori, punonjës për dekriminalzimin”- tha përfaqësuesi i prokurorisë në komision, Luan Abazaj.

Por deputeti i PS, Bashkim Fino është shprehur kundër kërkesës së prokurorisë duke e cilësuar këtë shifër absurde.

Të kërkosh rreth 200 veta me duket absurde. Prokuroria e Përgjithshme ka realizuar vetëm 30% të investimeve deri me tani. Nuk kemi pse t’i japim kaq shume për investime, kur këto nuk realizojnë investimet. Me ligjin e ri dhe reformën ne drejtësi, ministria e Financave ka marrë në ngarkim që pas vettingut pagat e reja qe janë me të larta. Fondi i pagave i domosdoshëm dhe i përballueshëm”- tha Fino.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb