Në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë, ministrja Delinda Ibrahimaj bëri me dije se rritja ekonomike do të jetë më e ulët se 4.2%.

“Do të japim 28 miliardë lekë për të përballur rritjen e çmimeve të energjisë elektrike”, tha ajo.

Nga ana tjetër, ministrja tha se shpenzimet buxhetore janë shkurtuar me 16 mld lekë dhe janë ato shpenzime jo prioritare.

“Kjo krizë sapo ka filluar jemi në muajt e parë të efektit. Ne jemi duke kryer të gjitha analizat konkrete me investimet. Impakti i të ardhura i krizës ka qenë i dukshëm. Por besoj nuk ka asnjë institucion kombëtar dhe ndërkombëtar që mund të parashikojë efektet e luftës që tashmë janë kaq afër. Por ne do të vijojmë punën me qëllim përballim e asaj që po ndodh. Sa i përket prekjes së bizneseve nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe të energjisë elektrike ne kemi mbrojtur biznesin e vogël”, tha ajo, ndërsa shtoi: Sa i përket Bordit të Transparencës është krijuar me qëllim rritjen e transparencës.

Braçe: Me këtë akt normativ sa të ardhura shtesë planifikoni për këtë vit

Ministrja: 10 mln

Braçe: Sa vijnë nga rritja e çmimet nga këto?

Ministrja: 1.9 mld. E ardhura shtesë vjen nga TVSH. Ne parashikojmë që të kemi të ardhura shtesë nga rritja e çmimeve dhe parashikojmë një ngadalësim të konsumit. Nga rritja e çmimit kemi parashikuar atë që kemi pasqyruar në akt normativ.

Braçe: Sa planifikoni të ardhura shtesë deri në fund të vitit bashkë me konsumin brenda?

Ministrja: Do më duhet të shoh sa ka qenë e parashikuar në buxhetin fillestar. Çdo ministri linje është duke analizuar çdo projekt për mbikëqyrjen  e çmimeve dhe në përfundim të procesit do të marrim masat e nevojshme. Ne kemi bërë shkurtime në projekte që mund të shtyhen në kohë…

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, 25 mars 2022
1. Shqyrtimi i propozimeve te nje grupi deputetesh per zgjedhjen e dy anetareve te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise
2. Shqyrtimi ne cilesine e komisionit pergjegjes i Aktit Normativ Nr. 3, datë 12.3.2022 “Për ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”
3. Shqyrtimi ne cilesine e komisionit pergjegjes i Aktit Normativ Nr. 4, dt 12.3.2022 “Për një ndryshim në ligjin nr.113/2021 “Per nje ndryshim ne ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”
4. Shqyrtimi ne cilesine e komisionit pergjegjes i Aktit Normativ Nr. 5, dt 12.3.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb