Dëmtimet mbeten një makth në shtëpinë e Juves. I fundit që parkon në bokse është Gleison Bremer, por Max Allegri kryqëzon gishtat që dy yjet e ekipet, Chiesa dhe Pogba të rikthehet sa më shpejt në dispozicion.

Në fakt lajmet që vijnë janë pozitive, sulmuesi azzurr është rikthyer prej kohësh të punoj me pjesën tjetër të ekipit, përpara se të zbres në fushë, do të testohet në një sfidë miqësore, për të dalë me një vendim final. Nga ana tjetër, Pogba pritet të bashkohet me grupin gjatë kësaj jave.

Të dy lojtarët, si Pogba ashtu edhe Chiesa, shpresojnë të jenë në fushë për ndeshjen kundër PSG në Champions League. Allegri shpreson gjithashtu që Bremer, dhe pse jo Di Maria, të jenë në fushë në sfidën kundër Inter në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: