Si të mos mjaftonte mungesa e Berat Gjimshitit, Marash Kumbulla ia ndërlikoi më shumë se sa duhet Edy Rejas transfertën me Anglinë, ku një shqetësim muskulorë bëri që qendërmbrojtësi të largohej nga fusha që në minutat e para. Kumbulla nuk udhëtojë me ekipin në Shqipëri për sfidën ndaj Andorras, por u rikthye menjëherë në Romë për të nisur fazën e rikuperimit. Për fat të mirë nuk bëhej fjalë për një dëmtim serioz pasi Kumbulla është rikuperuar plotësisht duke iu bashkuar grupit që të enjten.

Corriere
Corriere

Sipas “Corriere dello Sport”, Kumbulla është stërvitur rregullisht dhe do të jetë në dispozicion të Jose Mourinho për sfidën kundër Genoa në fundjave. Së bashku me Kumbullën është rikuperuar edhe Lorenzo Pellegrini dhe gjithnjë sipas të përditshmes italiane, të dy lojtarët janë projektuar nga Mourinho si titullarë për transfertën e Marassit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb