ITALI-Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan thuhet se është afër rikthimit pas lëndimit të pësuar në sfidën ndaj Milanit. Një rikthim i tij është frikë e shtuar tek Barcelona për sfidën e kthimit në Ligën e Kampioneve.

Belgu u detyrua të largohej pas një dëmtimi të kyçit në Derby della Madonnina kundër Milanit në një duel me Lucas Biglian. Ky lëndim e detyroi atë të humbasë udhëtimin në Camp Nou, si dhe ndeshjen e Lazios të hënën mbrëma.

Megjithatë, lëndimi i yllit belg po shkon drejt fundit dhe ai pritet të rikthehet shpejt në fushat e blerta. Sipas mediumit italian Sky, Nainggolan po shërohet mirë dhe është shumë afër të jetë përsëri në urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti. Nerazzurrët nuk do ta rrezikojnë atë kundër Genoas këtë fundjavë, por mendohet se ai mund të përfshihet për t’u përballur me Barçën në mesjavë. Edhe ylli i Blaugranëve, Lionel Messi gjithashtu u kthye në stërvitje këtë javë dhe ka një shans të vogël për të qenë gati për ndeshjen në Giuseppe Meazza.

Ndryshe, ndeshja mes Interit dhe Barcelonës zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00 dhe është e vlefshme për Grupin B.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: