Tirana pësoi një goditje të fortë përballë Vllaznia, një mbrëmje e erret, teksa ekipi i Brdaric i dominoi në çdo aspekt. Bardheblutë u kapën fort pas pikës së marrë, e cila në fund rezultoi e artë. Kryeqytetasit përfituan në maksimum nga hapat fals të rivalëve duke bërë që diferenca me vendin e dytë, tashmë pronë e Laçit të shkojë në 6 pikë.

Në një javë të vetme, Tirana arriti të mbaj larg Vllazninë, Laçi i Josës po ashtu u ndal në një barazim pa gola në transfertë përballë Skënderbeut, ndërsa “asisit” më të madh e morën nga Dinamo që mposhti Kukësin, rivalin e tyre më të madh. Blutë e Bledi Shkëmbit janë dhe rivali i radhës, teksa përballen në javën e 17-të.

Tirana ka pasur më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur këtë derbi të radhës, ndërsa trajneri Shehi mund të mbështet tek blerja e vetme në këtë merkato dimrit, De Silva, me brazilianin që ma marrë dritën jeshile nga FIFA për të zbritur në fushë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb