Kristjan Asllani është një nga emrat më të lakuar në Serie A, i shumë kërkuar edhe në tregun e transferimeve. Calciomercato.com në rubrikën e tyre “5 gjerat që nuk dini për të…”, ka përzgjedhur këtë herë pikërisht Asllanin:

1-Asllani ka lindur në Elbasan, më 9 mars 2022, kur ishte vetëm 2 vjeç së bashku me familjen e tij zbarkoi në Itali, u vendosën në Buti, një provincë në Pisa.

  • foto galeri
  • foto galeri

2-Protagonist absolut në suksesin e Empolit për të rinjtë në sezonin 2020-2021, debutoi më pas si profesionit më 13 janar të atij sezoni, në një ndeshje Kupe kundër Napoli. Në shtator 2021 debutoi për herë të parë në Serie A, më 6 mars realizoi golin e tij të parë, kundër Inter në “San Siro”. Për ironi të fatit, Inter dhe Napoli janë dy skuadra që kërkojnë shërbimet e tij, në këtë garë është përfshirë së fundmi edhe Milan.

Atalanta Bc V Empoli U19 Primavera 1 Tim Playoff Final
Atalanta Bc V Empoli U19 Primavera 1 Tim Playoff Final

3-Empoli i dhuroi një fanellë titullari në mesin e sezonit, atëherë kur Ricci vendosi të kalojë te Torino.

Empoli Fc V Cagliari Calcio Serie A
Empoli Fc V Cagliari Calcio Serie A

4-Debutoi me përfaqësuesen shqiptare më 26 mars 2022, në miqësoren kundër Spanjës. Trajneri Edy Reja e ka këshilluar të kaloj te Napoli: “Është një djalosh shumë interesat, për mua është i destinuar për një klub të madh. Nëse De Laurentiis do të më pyeste do ia këshilloja.

Spain V Albania International Friendly
Spain V Albania International Friendly

5-Besimi i Andreazzoli është thelbësor, por trajneri i Empolit përpiqet ta mbajë me këmbë në tokë: “Është i ri, sapo ka mbaruar së piri qumësht. Duhet të jetë i qetë, ka të gjithë karakteristikat për tu bërë një lojtar i rëndësishëm”.

Fc Internazionale V Empoli Fc Coppa Italia
Fc Internazionale V Empoli Fc Coppa Italia

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb