Berat Buzhala dhe Baton Haxhiu janë dy prej gazetarëve më të njohur në Kosovë të cilët përfshihen shpesh në debatin e ditës në Shqipëri. Antagonistë prej vitesh ndaj njëri-tjetrit, dy gazetarët e Kosovës ndajnë gjithnjë qendrime të ndryshme por mesa duket si kurrë më parë kanë rënë dakord për një gjë: Ata kanë vlerësuar të dy pozitivisht ish-deputetin e PD Agron Shehaj, rishtar në politikë por kthyer në qendër të vëmendjes publike e mediatike, shumë shpejt.

Shumëkush e di se Shehaj erdhi nga bota e biznesit në politikë dhe ka themeluar një “perandori” në fushën e marketingut në tregun italian dhe britanik.

Çfarë i dha shumë pikë në politikë, ishte momenti kur Shehaj denoncoi dhe zbuloi skandalin me tenderin e Unazës së Re, ku një kompani fantazmë “DH Albania”, e regjistruar në shtetin amerikan të Delaëare, përfitoi rreth 30 milionë euro nga qeveria shqiptare për dy projekte.

Ish-deputeti i Vlorës denoncoi publikisht skandalin e madje u përball më ish kreun e ARRSH-së në studio televizive duke i thënë “duhej të ishe në burg”.

Baton Xhaxhiu vlerësoi publikisht reagimin e Shahajt duke thënë se “pas kaq vitesh që Partia Demokratike është në opozitë vetëm mbrëmë e kam parë një deputet që ka shkëlqyer pas kaq vitesh, e ai është Agron Shehaj, që është ekzemplar se si duhet të jetë kjo parti”.

Shehaj është i përfshirë në mjaft iniciativa filantropike si krijimi i Fondacionit Kujto.al, që merret me zbulimin dhe zbardhjen e krimeve të komunizmit, përmes identifikimit të çdo viktime dhe prodhimit të materialeve dokumentare, për të rritur kulturën e kujtesës në shoqërinë shqiptare. Përballja në debat publik në lidhje me këtë çështje u vlerësua nga Berat Buzhala. “Nuk e njoh personalisht, ama kërkush prej eksponentëve të PD-së në Shqipëri nuk ma mbushe mendjen ma shumë se Agron Shehaj. Me qenë unë militant i kësaj partie me ngulm kisha kërku që Agroni me pasë hapësirë shumë ma të madhe se sa ka”, shkroi Buzhala në facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb