Punimet për ndërtimin e by pass-it të Tepelenës, një ndër investimet më të rëndësishme në Jug të vendit kanë sjellë jo pak probleme.

Banorët e 4 fshatrave në Tepelenë duhet të kalojnë përditë në pasarelën e një prej urave më të vjetra në vend, e njohur si Ura e Beçishtit, një moment kulture që daton nga koha romake dhe që ndodhet pikërisht në një prej pikave kryesore ku aktualisht po kryhen punimet e by pass-it.

Punimet për ndërtimin e by pass-it të Tepelenës krahas dëmtimeve në urë, ka prekur shtratin e lumit Vjosë duke sjellë edhe devijimin e tij. Banorët e fshatrave Beçisht dhe Damës që duhet te kalojnë mbi këtë urë thonë se prej nisjes së punimeve duhet të ecin rreth 3 km rrugë në këmbë për të mbërritur në Tepelenë. Një rrezikshmëri paraqet dhe rrëshqitja e gurëve nga shpati i malit si pasojë e punimeve, ku kalojnë prindër me fëmijë për t’i dërguar në shkollë.

Punimet e By-pass-it të Jugut kanë devijuar trafikun e automjeteve që përshkojnë rrugën nacionale Gjirokastër – Tepelenë – Tiranë brenda në qytet. Kryebashkiaku Peçi thotë se lëvizja brenda qytetit ka qenë e vetmja alternativë qarkullimi dhe brenda 8 muajve qarkullimi do të lehtësohet.

Ndërsa në përgjigje të shqetësimit të banorëve të fshatrave pranë Urës së Beçishtit ai pohoi se janë marrë masat konkrete. ByPass-i i Tepelenës, do të mundësojë lidhjen e segmentit Levan-Tepelenë me segmentin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë. Projekti kap vlerën 2.87 mld lekë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb