Ballshi mbetet një tabu për Tiranën, bardheblutë dështojnë sërish të marrin pikët e plota në transfertë kundër Bylis duke lëshuar terren në raport me rivalët dhe garën e tyre për të synuar titullin apo zonën euro. Kryeqytetasit “qajnë” rastet e shpërdoruara duke u larguar me vetëm një pikë pas barazimit pa gola. Ky ishte një frenim i fortë që vjen pikërisht në momentin e tyre më të mirë, pas dy fitoreve kundër Vllaznisë dhe Teutës. Bylis arrin të marrë një pikë të artë në garën e tyre për të mbijetuar mes më të mirëve por tashmë ndjen nga shumë pranë presionin e Skënderbeut.

Korçarët mposhtën Kastriotin në transfertë me rezultatin 0-2 duke iu afruar me vetëm një pikë zonës “play out”. Golat për ekipin e Skënderbeut u shënuan nga Victor në minutën e 67-të dhe Vangjeli në shtesë. Kjo humbje ndërlikon jo pak ecurinë e Kastriotit teksa ndodhen në vendin e shtatë në kuotën e 31 pikëve, një më shumë se Bylis.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb