Arian Bellai është trajner i Bylisit. Klubi ballshiot ka firmosur me teknikun 51 vjeçar dhe sot është bërë edhe prezantimi  i tij.

“Dua t’u përshëndes të gjithëve juve djemve që ju kam përballë. Uroj të kemi shëndet dhe mendjen te puna, pasi vetëm ajo të nxjerr faqebardhë. Dua të falënderoj presidentin për zgjedhjen time si trajner i Bylisit. Njihemi prej vitesh dhe kemi folur shpesh bashkë. E njoh mirë politikën dhe projektin e klubit, ndaj vendosëm menjëherë të vijmë këtu. Kam një ide për çdonjërin prej futbollistëve, por kjo nuk mjafton, pasi duke punuar do të zbulojmë më shumë”, tha Bellai.

“Timonieri” i njohur ka qenë asistent menaxher te ekipi i PS Kalamata, ndërsa ka drejtuar Luftëtarin dhe Larisën. Bellai do fillojë shumë shpejt nga puna për përgatitjet për sezonin e ri të Superiores.

 

(BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: