Bylis reagon atëherë kur më pak pritej, rikthehet te suksesit dhe këtë e bën në transfertë përballë Laçit. Ballshiotët dalin me tre pikë më shumë peshë, në garën e tyre për të mbijetuar mes më të mirëve. Laçi vërtetoi edhe një herë se e ka të vështirë të ketë vazhdimësi këtë sezon, vijon ulje ngritjet e shumta që reflektohen edhe në tabelën e klasifikimit.

Ndryshe nga se pritej, dy ekipet zhvilluan një futboll të hapur, me raste për shënim. Fillimisht Soza, për Bylis, me një goditje nga distanca dhe më pas Spahiu nga goditja e dënimit lëshuan sinjalet e para. Në të 38-tën ishte Giundo që shpërdoroi një rast të pastër, shumë pranë vijës fatale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Me fillimin e pjesës së dytë, Bylis ishte më kërkues, iu afruan shpejt golit të avantazh, por Selmani mbajti portën të paprekur. Në minutën e 54-ët, ishte Ruçi që u koordinua bukur në zonë duke ndëshkuar Laçin, një gol që në fund rezultoi një trepikësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: