ELBASAN

Bylisi ka mundur pa shumë probleme në transfertë skuadrën e Elbasanit në shifrat e thella 4 me 1. Ka qenë një ndeshje që foli më mirë për miqtë nga Ballshi, të cilët nuk e vunë për asnjë moment në rrezik fitoren.

Fillimisht në pjesën e parë ishte Peposhi ai që kaloi në avantazh mallakastriotët. Me startimin e së dytës, Bylisi nuk lëshon, por kërkon me çdo kusht golin e qetësisë, teksa në të 69′ është Çela që dyfishon rezultatin.

Ka kohë edhe për dy gola të tjerë për ballshiotët me anë të Kofi dhe Antoni. Golin e nderit për vendasit r shënoi Jurgen Lleshi. Pas kësaj humbjeje të thellë në shtëpi, tekniku elbasanas, Elvis Kotorri, është duke menduar dorëheqjen, por më parë do bisedojë me drejtuesit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb