Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i përgjigjet kryeministrit Rama, duke i thënë se deklaratat e tij për ndërtimin e banesave të shembura nga tërmeti janë thjeshtë propagandë e mashtrime me montazh e 3D. Bylykbashi thotë se e vërteta nuk fshihet dot dhe poston një video të banorëve të dëmtuar.

STATUSI I PLOTE
Nuk e fsheh dot deshtimin asnje montazh kryeministrior, sikunder asnje video me projekte 3D nuk e mbulon dot te verteten e deshtimit te ndertitmit te banesave te demtuara nga termeti i vjetshem.

Si pasardhes i partise qe rremonte ne biografine e njerezve, edhe Edi Rama ne cdo deshmi te vuajtjeve kerkon “armikun e klases” sepse nuk e duron ate qe te thote te verteten e hallit qe e ka zene duke ia nxjerre zbuluar propaganden bajate.


Fakt eshte qe nje vit nga termeti qytetare te qarkut te Durresit jane end‎e ne cadra ku po i ze dimri i dyte.

Për Edi Ramën, anëtarët dhe aktivistët e opozitës nuk kanë të drejtë as të zhdëmtohen si të gjithë të tjerët për dëmet që u ka shkaktuar tërmeti, as të ankohen për diskriminimin politik që u bën pushteti.

Jo vetëm kaq, por Rama ua fsheh shqiptarëve dëshmitë e tyre me zë dhe me figurë dhe pamjet faktike nga shtëpitë e tyre të rrënuara dhe të pabanueshme.

Fakti është se çuditërisht sa herë që kryetari apo një përfaqësues i opozitës shkon të shohë gjendjen e qytetarëve të mbetur pa strehë, pushteti del të premtojë se punimet fillojnë pas disa ditësh.

E vërteta është kjo: Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj i kanë lënë familjet e dëmtuara nga tërmeti në çadra, në shi, në baltë prej 1 viti.

Pas 1 viti, ata s’kanë asnjë rezultat konkret, por vetëm premtime: të njëjtat premtime fallso dhe bajate që u ofrojnë qytetarëve me lugën bosh të propagandës. E verteta nuk fshihet ?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb