Në emisionin ‘Open’ në News24, deputeti i PD Oerd Bylykbashi i shpreh se me protestën e 7 korrikut nis edhe përplasja me qeverinë dhe se sipas tij mesazhet ishin të qarta.

“Gjykoj që në 7 korrik filloi përplasja e opozitës me qeverinë e Edi Ramës. Protesta ishte me mesazhe të qarta dhe të gjitha shtresat. Ajo që ishim të bindur ishte se deputetë PD që u derdhën në atë shesh për luftën që na bëjnë bashkë. Bashkon të gjithë ata që nuk e pranojnë më këtë qeverisje. Ishte protestë e thirrur nga Berisha dhe të gjithë iu përgjigjen atin mesazhi, përmbysjes së Edi Ramës”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se demokratët janë tek ky lidership i i ri i Partisë Demokratike.

“Askush nuk u vendos para zgjedhjes. Protesta ishte e madhe e qartë dhe në mënyrë paqësore përço mesazhet e sj”, tha ai.

Ndërkohë analisti Artur Zheji theksoi se deri më tani në PD është parë vetëm Sali Berisha, duke theksuar se denoncimet duhet të bëhen me emër dhe mbiemër.

Zheji: Mendoj që grupimi tjetër e ka hapur krahun. Ne sot kemi vetëm Berishën, një kryeopozitar, luftëtar, opozitar dhe kaq. Ku janë investigimet që doktori i paralajmëron. Doktori i bën të gjitha, por nuk shoh një guxim për të denoncuar me emër dhe mbiemër. Nuk mund t’i nxjerrë doktori të gjitha gështenjat nga zjarri. Shihet vetëm ai, lufton vetëm ai. Besueshmëria e plotë të opozitarizmin nuk është vetëm ritkhimi i doktorit. Vërtet protesta ishte paqësore dhe shumë mirë që ishte e tillë dhe nuk na duhej një paralele”,

Bylykbashi: Nëse ka një person që personifikon keqqeverisjen në këtë vend, mënyra e qeverisjes që ekzemlifikohet përfaqësohet me historinë e inceneratorëve…Është Edi Rama nga fillimi në fund i çdo aspekti. Ajo protestë ishte kundër këtij regjimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb