TIRANË

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka qenë sot në SPAK për të dorëzuam kallëzimin për aplikacionin e Partisë Socialiste Aktivisti.

Ai tha se kallëzimi nuk u pranua në SPAK, pasi duhet të dorëzohet me postë, duke i bërë thirrje SPAK të hetojë këtë “aplikacion kriminal”.

“Erdhëm në SPAK për ta dorëzuar, për fat të keq SPAK nuk e mori në dorëzim. Kanë vendosur procedura burokratike. Ne do ta çojmë përpara këtë kallëzim.
Ka të bëjë me kontrollin e zgjedhësve, me një kontroll sistematik, me një plan kriminal që ka burimin drejtpërdrejt nga kryeministri, nga këshilli i ministrave, i shtrirë në të gjithë administratën. Ne kërkojmë që nëpërmjet veprimit energjik të SPAK të ndalen dhe vihen para përgjegjësisë të gjithë këta individë që po dhunojnë të drejtat e zgjedhësve. I bie barra këtij institucioni të krijojë një situatë ku ndoshta zgjedhësit të kenë besim në një proces zgjedhor të brutalizuar.
Është cenuar sekreti dhe liria e votës. Përdorimi i këtij aplikacioni kriminal është shumë më keq se patronazhistët.
Ne i kemi dorëzuar provat që kemi në dispozicion. Është barra e prokurorisë të hetojë më thellë dhe të vërë para përgjegjësisë penale jo vetëm ata që kemi kallëzuar por dhe të gjithë personat e tjerë të përfshirë. E tërë administrata është në një presion maksimal për të ndikuar në votë.
Detyrë e SPAK-ut t’i vërë para përgjegjësisë ata dhe për të dhënë një mesazh të qartë që zgjedhjet mbrohen. Presim pa burokracinë që ndeshëm sot, ku SPAK-u nuk pranoi ta merrte në dorëzim drejtpërdrejt, megjithatë do ta depozitojmë me postë që të mos ketë asnjë alibi dhe të veprojë”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb