Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i pranishëm në seancën e sotme plenare,nuk ka kursyer akuzat ndaj mazhorancës për aferën e Unazës së Madhe lidhur me skandalin më të fundit të publikuar nga partia e tij dhe favorizimeve të pretenduara ndaj Edmond Begos.

Ndër të tjera, Bylykbashi përmes një apeli ka kërkuar që mazhoranca të miratojë rekomandimet  e Komisionit të Venecias.

“Ndërkohë që  i vini barrirën këtyre njerëzve,  Edmond Begos i hiqni traun.  Bëni mirë pranoni   ftesën e Komisionit të Venecias, dhe t’i hapim rrugë ligjit për Vettingun e politikanëve”, u shpreh ai.

Deputeti demokrat tha se e keqja e vendit ndodhet në Kuvend, pikërisht tek drejtuesit e grupit parlamentar, të udhëhequr nga kryeministri, Edi Rama.

“Me këto amendamente mbyllet hapësira me të cilën ju menduat se mund të anashkaloni ligjin për dekriminalizimin.
E keqja më e madhe janë drejtuesit e grupit parlamentar, me në krye Edi Ramën që i hapi portën nga brenda institucioneve demokratike duke i lejuar kriminelëve të penetrojnë. Sepse Rama e ka dizajnuar këtë plan për ti futur brenda. Ata i sjellin votat.

Rama është gjithandej, është një e keqe që kurohet me vaksinë. Më vinte turp që duhet të mbroja një amandamend që është një e keqe e vazhdueshme për këtë vend.  Përpara se studentët të bëjnë vetingun  vetë, hapini rrugë këtyre amendamenteve. Është një turp që ka vazhduar kohë më parë”, vuri në dukje ai.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb