Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se Edi Rama i ka dhënë porosi Denar Bibës për të vjedhur votat.

Bylykbashi nënvizoi se KQZ ka vepruar në mënyrë të kundra-ligjshme dhe janë vjedhur vota.

“I ka dhënë porosi Edi Ramës Denar Bibës dhe kompani që dua këtë përqindje dhe është transmetuar shifra që ka dashur kryeministri.

KQZ në mënyrë kundra-ligjshme shtoi në shkelje flagrantë edhe 2 anëtarë të shoqërisë civile. Na rezulton se në disa zona. Na rezulton se ka numërues nga Bindja Demoratike. Kjo është situata”, tha Bylykbashi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb