Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ një bisedë me një zyrtar të huaj pas protestës së 7 Korrikut. Në një postim demokrati tregoi edhe pyetjen që zyrtari, pa i bërë publike emrin, i kishte bërë sa i takon thirrjes që Berisha kishte bërë për protestën.

“A ka kuptim që një person i shpallur “non grata” për korrupsion të thërrasë një protestë antikorrupsion?!”, e kishte pyetur zyrtari, ndërkohë Bylykbashi i ishte përgjigjur se; “Sigurisht, i thashë, kur njerëzit të besojnë. Besojnë se kjo qeveri është mishërimi i korrupsionit ndaj duhet rrëzuar.”.

REAGIMI I BYKYKBASHIT
Alea iacta est – Zaret u hodhën
Pa kthyer kokën pas e pa folur, Çezari i dha shenjë kalit dhe kaloi lumin e vogel Rubikon. Senati i Romës e kishte damkosur për tradhëti, edhe pse ai kishte luftuar për Romën. Të kapërceje Rubikonin me ushtri, të damkoste si armik, destabilizues të Republikës.
Pa folur, në atë moment mijëra legjionarë kapërcyen Rubikonin pa folur, por me besim.
Një ditë pas protestës madhështore të 7 korrikut, një zyrtar i huaj, dukshëm i surprizuar nga protesta, më pyeti: A ka kuptim që një person i shpallur “non grata” për korrupsion të thërrasë një protestë antikorrupsion?!
Sigurisht, i thashë, kur njerëzit të besojnë. Besojnë se kjo qeveri është mishërimi i korrupsionit ndaj duhet rrëzuar. Numrat e asaj proteste dje tregojnë që shqiptarët e besuan Berishën kur tha: Hapni negociatat me Shqipërinë që të ketë më shumë kontroll mbi qeverinë. Kjo do të thotë më shumë luftë antikorrupsion pa dallim.
Është çështje besueshmërie. Përndryshe “non grata” bëhet si “Të gjithë fajin e ka Saliu”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb