Përbërësit

6 petë për byrek të gatshme ose jo
300 gr karkaleca të vegjël
1 qepë të njomë
2 kunguj
4 lugë bizele
1 spec i kuq
2 të bardha veze
1 të verdhë veze
Fara susami
Majdanoz
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Përgatitja

Presim në kubikë kungujt dhe specat, ndërsa qepët e njoma në rrathë. I kaurdisim në 4 lugë vaj ulliri në temperaturë mesatare deri sa të zbuten duke i ndihmuar dhe me pak ujë si dhe kripë. Shtojmë karkalecat që i kemi copëzuar dhe vazhdojmë skuqjen. E heqim nga zjarri dhe shtojmë majdanoz dhe piper dhe e lëmë të ftohet.
Pasi është ftohur, shtojmë një të bardhë veze dhe e trazojmë.
Çdo petë e presim në mes dhe lyejmë cepat me të bardhën e vezës. Vendosim mbushjen në mes dhe e palosim si një pako, duke futur anët brenda.
Tek e verdha e vezës shtojmë pak vaj ulliri dhe lyejmë me të byrekët nga lart.
Shtojmë fara susami dhe i pjekim në 180 gradë për 20-25 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb