Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 paketim me petë
200 gr gjalpë
150 gr miell semola
200 gr sheqer
1 L qumësht
2 vezë
Vanilje
Lëkurën e një limoni

Për shërbetin:
500 gr sheqer
300 ml ujë
100 ml mjaltë
Lëkurën e një limoni
Lëkurën e një portokalli
1 shkop kanelle

Përgatitja
Në një tenxhere vendosim qumështin me gjysmën e sheqerit të ngrohen. Në një tas përziejmë miellin me gjysmën e sheqerit dhe vezët. Shtojmë qumështin e nxehtë pak e nga pak. Më pas masën e kalojmë në tënxhere dhe e ziejmë sa të mpikset. Në atë moment e heqim dhe i shtojmë gjalpin, lëkurën e limonit dhe vanilje.
Lyejmë gjysmat e petëve me gjalpë midis njëra-tjetrës, shtojnë mbushjen, gjysmat e tjera nga lart dhe e lyejmë me gjalpë ose i bëjmë të rrumbullakta si në video. E pjekim në 160 gradë për 45 minuta.
Për shërbetin, vendosim sheqerin të zihet me ujin  lëkurën e portokallit, limonit dhe kanellën. Më pas e heqim dhe i shtojmë mjaltin. Kur byreku të jetë ftohur totalisht, i shtojmë shërbetin e nxehtë që byreku të jetë krokant.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: