Nga: ZONJA KATERINA

1 pako peta byreku
Gjalpë dhe vaj

Për mbushjen e kripur:
Fileto pule
Speca shumëngjyrëshe
Djathë kaçkavall

Për mbushjne e ëmbël:
Mollë
Arra
Mjaltë
Kanellë

Vendosim 4 petë në tryezën e punës dhe i presim në 4 katrorë. Marrim një katror e lyejmë me pak gjalpë të shkrirë dhe vaj ulliri. Më pas vendosim dhe dy katrorët e tjerë duke i sperkatur me gjalpë. Vendosim në qendër mbushjen dhe mbi mbushje vendosim katrorin e katërt. Mbledhim anët e petëve duke krijuar byreçka si bohçe. I vendosim në një tavë të lyer me gjalpë dhe i fusim në furrë të piqen në temperaturën 180 gradë për 30-35 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb