Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Petë të holla për byrek
200 gr ullinj
100 gr domate të thata
1 domate e fortë në kubikë
200 gr djathë i bardhë
2 speca të kuq
Vaj ulliri
Rigon
Kripë

Përgatitja
Specat e kuq i presim në feta dhe i skuqim në tigan me vaj ulliri. Shtojmë domaten në kubikë dhe vazhdojmë me domatet e thata, ullinjtë dhe e heqim nga nxehtësia. Shtojmë djathin e bardhë, rigonin dhe pak kripë. Hapim petën, shtojmë mbushjen e mbledhim në dy anë dhe e rrotullojmë në formë cilindrike. I lyejmë nga lart me një të verdhë veze dhe fara susami. I pjekim me 200 gradë për 30 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb