Nga Zonja Katerina
Përbërësit

8-10 peta byreku, 1 ½ filxhan çaji oriz, 1 filxhan sheqer, 1 lgj kanellë, ½ lk karafil, 1 bustinë vanilje, ½ filxhan rrush të thatë
50 gr gjalpë, Vaj për petat, Sheqer pluhur dhe kanellë për servirje.

Përgatitja

Në ujë të vluar në masën 1 me 2 ziejmë orizin në mënyrë aldente. Sapo orizi të fillojë të krijojë bulëza shtojmë sheqerin, 1 lugë gjalpë, rrushin e thatë të cilin e kemi vendosur më parë të zbutet në ujë të vakët, kanellën dhe karafilin. E përziejmë mirë mbushjen dhe e lemë të ftohet.

Marrim petët një nga një dhe i spërkasim me pak gjalpë të shkrirë trazuar me vaj. Në çdo petë vendosim 1-2 lugë mbushje dhe më pas petën e mbështjellim role dhe e vendosim në tavë si shirit ose të rrumbullakosur si kërmill. Kështu veprojmë me të gjithë petët dhe në fund i spërkasim roletë me pak vaj dhe gjalpë dhe i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

Pasi byreku të jetë ftohur e servirim spërkatur me sheqer pluhur dhe kanellë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb