Nga: ENEIDA ÇAKERRI

500 gr petë për byrek
200 gr kos
2 lugë çaji pluhur pjekës
200 gr gjalpë
4 vezë
200 gr sheqer kaf
300 gr çokollatë për ëmbëlsira
150 gr lajthi

Për sherbetin

2, 5 gota ujë
2 gota sheqer
1 lugë çaji kakao
Feta limoni

Petat i bëjmë role dhe i presim në feta. Më pas i hapim dhe i lëmë mënjanë për pak. Rrahim sheqerin me gjalpin e shkrirë. Shtojmë vezët, kosin dhe pluhurin pjekës. Çokollatat i grijmë në mikser bashkë me lajthitë dhe ia shtojmë masës që përgatitëm. Tek masa shtojmë petët avash avash derisa ti shtojmë të gjitha dhe të krijojmë një brumë me petë. E shtrojmë në një tavë të lyer me pak gjalpë dhe e pjekim në 180 gradë për 45-50 minuta.
Përgatisim sherbetin dhe në momentin që zjen shtojmë kakaon. Ia shtojmë kekut të ftohtë sherbetin e ngrohtë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb