Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pako peta

Mbushja e parë:
200 gr djath të bardhë, 100 gr djath të verdhë, 3-4 lgj kos, 100 gr gjalpë, Kripë, piper, koper

Mbushja e dytë:
300 gr llukanik, 200 gr domate në kubikë, 1 lgj pelte domate, 2 speca të kuq, 1 qepë, 1 presh, 3-4 lgj vaj ulliri, 2 kokrra vezë, 1 gotë qumësht

Përgatitja

Përgatisim mbushjen e parë duke bashkuar të gjithë përbërësit në një tas.

Për mbushjen e dyte vendosim në sobë një tigan ku hedhim vajin e ullirit dhe skuqim për pak minuta llukanikun të grirë hollë dhe të pastruar nga lëkura. Shtojmë specin e kuq të grirë në kubikë të vegjël dhe pas 2-3 minutave shtojmë domatet së bashku me 1 lugë salce. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë derisa salca të lidhet.

Marrim një tavë dhe e lyejmë me pak gjalpë ose vaj. Vendosim 2 petë duke i spërkatur me yndyrë dhe vendosim në mes mbushjen e përgatitur me llukanik. E mbledhim petën në formë roleje dhe e vendosim në anë të tavës. Kështu veprojmë dhe me petët e tjera duke i bërë role me mbushje me llukanik dhe duke i vendosur në anët e tavës. Ndërsa në qendër të tavës vendosim 5-6 petë spërkatur me pak yndyrë. Hedhim mbushjen e përgatitur me djath, e hapim mirë mbushjen dhe i kthejmë petët që janë anash duke i spërkatur përsëri me yndyrë. Vendosim mbi mbushjen me djath 2-3 petë duke i puthitur mirë anët. E presim qendrën e byrekut në racione (jo roletë).

Rrahim vezët me qumështin dhe i hedhim mbi byrek dhe më pas e vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 45-50 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb