Nga: ZONJA KATERINA
Pete të bëra vetë ose 1 pako petë të gatshme
200 gr djathë me kripë
200 gr djathë me pak kripë
2 lgj gjalpë
3 lgj vaj ulliri
3-4 kokrra vezë
1 ujë të gazuar
½ lk pluhur pjekës

Në një tavë mesatare hapim 2 petë, më pas shtrojmë djathin e bardhë të thërrmuar, vendosim përsëri 2 petë dhe djathë të thërrmuar. Kështu vazhdojmë duke bërë disa shtresa me djathë, në fund e mbyllim byrekun me dy petë dhe e presim në racione.

Shkrijmë gjalpin sa të lëshojë aromën dhe e trazojmë me vezët dhe vajin e ullirit. Tek uji i gazuar tresim pluhurin pjekës dhe e rrahim së bashku me vezët.

Shtojmë masën e përgatitur mbi byrek dhe e lemë për 10-15 minuta të qëndrojë në mënyrë që të përthithë mirë lëngjet. Më pas e vendosim byrekun të piqet në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.
(er.cu/Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb