Nga: ZONJA KATERINA

500 gr fasule
1 lugë miell misri
1 pako peta
Vaj ulliri
Kripë, piper

Fasulet i lemë për 5-6 orë në ujë të bollshëm. Më pas i kullojmë, i lajmë përsëri dhe i vendosim në ujë të ftohtë të ziejnë me dyfish ujë të masës së fasuleve. Fillimisht i lemë të ziejnë në temperaturë të lartë dhe më pas e ulim në mesatare që të mos shpërbëhet kokrra e fasules. Pasi fusulet të jenë zjerë i vendosim në një kullesë.

Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe shtrojmë 6-7 peta duke i spërkatur me vaj. Tek fasulet e kulluara hedhim 1 lugë miell misri, 2-3 lgj lëng nga zierja e tyre, kripë dhe piper. I hedhim fasulet duke i hapur në të gjithë sipërfaqen e tavës. Vendosim më pas petët e tjera duke i spërkatur secilën me pak yndyrë. Në fund e spërkasim byrekun me pak ujë dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.

Pas 40 minutave e nxjerrim byrekun nga furra dhe e lyejmë me lëngun e kulluar nga fasulet. E rivendosim në furrë dhe për 5-6 minuta të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: