Recete nga znj Katerina
Përbërësit

Për brumin:
450- 500 gr miell
1 lgj vaj
1 lgj uthull
1 lç kripë
Ujë sa të marrë

Për mbushjen:
1 pako makarona (spageti ose taliatele)
800 ml hirrë djathi
1 gotë qumësht
3-4 kokrra vezë
250 gr djathë të bardhë
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, arrë moskat

Vaj për spërkatjen e petëve

Përgatitja

Përgatisim brumin dhe e lemë të pushojë për rreth 20 minuta. Më pas ndajmë brumin në kuleçë (10 ose 12) të cilat i hapim në masë të një pjate ëmbëlsire. I spërkasim me pak vaj dhe niseshte dhe i vendosim njëra mbi tjetrën (5 me 5 ose 6 me 6) dhe i lemë mënjëanë.

Vendosim në një tenxhere hirrën e djathit së bashku me qumështin dhe sapo të fillojë të vlojë hedhim makaronat dhe i lemë të ziejnë aldente. Më pas i hedhim makaronat në një enë që të ulet pak temperatura. Shtojmë vezët e rrahura me pak nga lëngu i hirrës i zierjes së makaronave. Më pas shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar dhe gjalpin e tretur. Rregullojmë në fund shijen me pak kripë, piper dhe arrë moskat.

Hapin dy petë pak më të mëdhaja se madhësia e tavës. Lyejmë tavën me pak vaj dhe vendosim petën e parë. Shtrojmë mbushjen e përgatitur dhe mbi të vendosim petën e dytë. E spërkasim në fund me pak vaj dhe e presim lehtë në racione.

E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: