Nga: ZONJA KATERINA
2 kg kungull të verdhë
4-5 petë të gatshme
3 lgj vaj, 1 lgj gjalpë
100 gr arra
100 gr rrush të thatë
1 ls kanellë
4 lgj mjaltë
2 lgj marmalatë pjeshke
150 gr margarinë

Fillimisht grijmë kungullin e verdhë. Në një tigan me bazë të gjerë vendosim margarinën. Më pas shtojmë kungullin e verdhë dhe e kaurdisim derisa të zbutet.
E lemë të ftohet dhe më pas tek kungulli shtojmë arrat, kanellën, mjaltin dhe marmalatën e pjeshkës. E përziejmë mirë, hapim dy petët dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë. I spërkasim petët me pak yndyrë, vendosim mbushjen, më pas e mbulojmë byrekun me 2 petë të tjera. E spërkasim byrekun me pak yndyrë, e presim dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-40 minuta. Pasi byreku të jetë pjekur e largojmë nga furra dhe e lemë të ftohet duke i vendosur sipër një pecetë. Para se ta servirim sipas dëshirës mund ta pudrosim me pak sheqer pluhur.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb