Nga: ZONJA KATERINA

1 pako peta byreku
1 filxhan çaji oriz
1 qepë të thatë
2-3 qepë të njoma
1 tufëz koper
1 tufëz majdanoz
150 gr djathë të bardhë
100 gr djathë të verdhë
3-4 kokrra vezë
1 gotë qumësht
1 gotë ujë
Kripë, piper

Vendosim një tigan te madh me vaj të ngrohet dhe kaurdisim fillimisht qepën e thatë të grirë imët. Shtojmë më pas qepët e njoma të grira imët. I spërkasim me kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa qepët të ulin vëllimin dhe të zbuten. Shtojmë më pas majdanozin, koperën, orizin dhe gjysëm filxhani ujë. E trazojmë për disa minuta dhe në fund shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar.

Trazojmë vezët me qumështin dhe me pak ujë të ngrohtë. Vendosim tavën në tryezën e punës dhe vendosim 4 petë byreku ku secilën e kemi spërkatur me pak vaj. Në mes të 2 petëve kemi bërë dhe një spërkatje të lehtë me djathë të verdhë të grirë në rende. Pasi kemi shtruar 4 petët vendosim mbushjen me qepë dhe oriz. Mbi mbushje hedhim një garuzhde nga vezët e trazuara me qumështin. E spërkasim përsëri me pak djathë të verdhë mbushjen dhe më pas vendosim petët e tjera të cilat i kemi spërkatur me pak vaj dhe djathë të verdhë. E presim byrekun në racione dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: