NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
1 pako peta
2 filxhanë oriz
3-4 kokrra vezë
2 filxhanë qumësht
1 filxhan ujë
1 qepë e thatë
2 qepë të njoma
2 tufëza koper
1 tufëz majdanoz
2-3 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
Kripë, piper i zi
Pergatitja
Në një tigan kaurdisim fillimisht qepën e thatë, më pas shtojmë qepët e njoma dhe vazhdojmë kaurdisjen. Shtojmë orizin dhe e lemë vetëm për pak minuta sa të fitojë nxehtësi, e rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe shtojmë qumështin dhe ujin, fillimisht shtojmë gjysmën e sasisë së lëngjeve. Tek gjysma tjetër e qumështit dhe ujit shtojmë vezët i rrahim dhe i shtojmë tek orizi. E lemë orizin të marrë valë jo plotësisht, gati si për rizoto dhe më pas shtojmë erëzat e freskëta.

Në një tavë shtrojmë 3-4 petë të spërkatura me pak yndyrë, vendosim mbushjen me oriz dhe më pas e mbulojmë mbushjen me 2-3 petë të spërkatura me pak qumësht dhe vaj. Në fund e presim lehtë në racione dhe e vendosim të piqet në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb