Recete nga znj Eneida
Përbërësit
400 gr miell
250 ml ujë
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull
Kripë
1 kg patëllxhanë
300 gr salcë domatesh në kubikë
100 ml pana
Nenexhik
Kripë
Piper i zi
Përgatitja

Në një tas trazojmë miellin, kripën, vajin e ullirit, uthullën dhe ujin. Ngjeshim brumin dhe e lëmë 1 orë të pushojë. E ndajmë në 12 topa të vegjël dhe hapim 12 kuleçë. I bëjmë 2 stiva (6 e 6) me vaj ndërmjet. Më pas hapim 2 petët. Ndërkohë në tigan skuqim patëllxhanët e prerë në copëza dhe sapo të zbuten e të marrin ngjyrë, shtojmë dhe salcën e domateve. U shtojnë pak ujë që të gatuhen. Më pas shtojmë kripë, piper të zi dhe nenexhik të freskët. Vendosim njërën petë në tavë, mbushjen si dhe pana nëpër të. Vendosim petën tjetër lart, e presim në copëza byrekun, e lyejmë me vaj dhe e pjekim me 220 gradë për 25 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb