Nga: ZONJA KATERNA

4 peta të bëra vetë
250-300 gr mish pule
1-2 qepë të thata
1-2 karrota
2-3 speca
1-2 qepë të njoma
1 tufëz majdanoz
1 filxhan kos
1 kokërr vezë
1 lugë miell misri
1 filxhan djathë kaçkavall
Kripë, piper, arrë moskat

Në një tigan të thellë hedhim vajin e ullirit të ngrohet, shtojmë qepën e prerë në gjysmë rrathë dhe pak kripë dhe e kaurdisim lehtë. Më pas shtojmë specat të prera në shkopinj dhe karrotën e grirë në rende. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa perimet të zbuten pak.

Shtojmë më pas qepën e njomë të grire hollë, majdanozin dhe filetot e pulës të prera në copëza të vogla.

Në një enë përziejmë vezën me miellin e misrit dhe kosin. Shtojmë pak arrë moskat dhe kremin e përgatitur e hedhim tek perimet e kaurdisura me mishin e pulës. Shtrojmë në tavë 2 peta byreku duke i spërkatur me pak yndyrë. Vendosim mbushjen duke e niveluar mirë. Shtrojmë 2 petët e tjera. E spërkasim byrekun me pak ujë dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 45 minuta.
(VILA24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb