Nga zonja Katerina
Përbërësit

6 peta byreku, Miks perimesh (speca, karrota, selino, bamje, patëllxhan, kunguj, etj), 150 gr djathë, 5-6 lgj vaj ulliri, Kripë, rigon
Piper i zi, piper i kuq.

Përgatitja

Në një tigan me 2 lugë vaj ulliri zbusim perimet të prera në kubikë të vegjël. I vendosim më pas perimet në një tavë ku shtojmë djathin e thërrmuar, kripë, rigon, piper të zi dhe piper të kuq.

Vendosim në një tavë 4 petët duke i rrudhosur. Cdo petë e spërkasim me pak vaj. Hedhim më pas mbushjen me perime dhe vendosim 2 petët e tjera spërkatur me vaj ulliri. Sipërfaqen e byrekut e spërkasim me pak ujë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: