Recete nga znj Eneida
Përbërësit

500 gr. petë të gatshme
2 portokallë mesatarë
4 kokrra vezë
200 gr. sheqer
300 ml. kos
200 ml. vaj
Pak vanilje
1 lugë pluhur pjekës

Për sherbetin
1 gotë sheqer
1,5 gota ujë
1 shkop kanelle

Pergatitja
Vendosim për të zjerë fillimisht sherbetin, shtojmë në tenxhere ujin, sheqerin, kanellën dhe grijmë lëkurën e 2 portokalleve. Më pas i shtrydhim dhe lëngun e hedhim në tenxhere.
Rrahim vezët me sheqerin deri sa të bëhen shkumë dhe shtojmë kosin dhe vajin, vaniljen, lëkurën e portokalleve dhe pluhurin pjekës. 
Petët i thajmë ose i lëmë në ngrirje dhe kur i nxjerrim i thërrmojmë me duar. I hedhim në tavë, hedhim masën lart dhe e pjekim në 180 gradë për 1 orë. Sapo e nxjerrim nga furra shtojmë sherbetin e ftohtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: